Art&Argëtim

Ka pëlqim për Donaldin! Beatrix ndihet në siklet: Po unë e kam postuar me Borën…

30 Nëntor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Ka pëlqim për Donaldin! Beatrix ndihet në siklet: Po unë e

TIRANË– Këngëtarja Beatriks Ramosaj duket se është në siklet për mbrëmjen e sotme të “Big Brother VIP”. Teksa bëhet gati për spektaklin e mbrëmjes, ajo i ka rrëfyer banorit tjetër, DJ PM (Pajtim Krasniqi), se ndjehej shumë në siklet për sonte. Sipas saj, situata e saj me aktorin Donald Veshaj do ta vinte në vështirësi, për shkak të marrëdhënies që ai kishte jashtë me moderatoren Bora Zemani.

“Ndjehem shumë në siklet. Po të ishte situata ndryshe nuk e kisha vrarë kaq shumë mendjen. Por është puna që unë jam ajo që i kam postuar të dy në Story. E kam ditur…,”-u shpreh ajo.

Por çfarë ka ndodhur mes dyshes?

Beatriks dhe Donaldi kanë nisur që të afrohen së bashku duke shprehur hapur ndjenjat e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë që vetëm pak javë më parë, Donaldi u puth brenda shtëpisë me ishin e tij, Bora Zemani, duke i bërë edhe një dhuratë për përvjetorin e lidhjes. Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar…

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beatriks ramosaj big brother vip beatriks ramosaj big brother vip

Sondazh

Poll