Politike

Nuk i ndahet ‘shpirti’ nga Librazhdi! Komentuesi ‘gozhdon’ Ballën: Lërja Gjiknurit

29 Nëntor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Nuk i ndahet ‘shpirti’ nga Librazhdi! Komentuesi

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duket se nuk po ndahet dot nga qarku i Elbasanit edhe pse urdhëri i kryeministrit Edi Rama ishte i qartë. Balla do të drejtojë Fierin! Por, sot në një ditë që moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, socialisti ka publikuar foto nga Librazhdi, pranë lumit Shkumbin. E pikërisht vendndodhja e tij, i ka bërë përshtypje komentuesëve, të cilët i kanë kujtuar se nuk është më drejtuesi politik i qarkut.

REPLIKAT MES TYRE:

Komentuesi: O vëlla ti e në Fier, lëre se e bën Gjiknuri atë punë tani aty në Librazhd. Merret ai! Apo je i interesuar si qytetar i thjeshtë?

Taulant Balla: Unë jam djali i këtij vendi. Dhe kam marrë besimin e këtij populli i mrekullueshëm.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama vendosi që Ballën ta hiqte nga qarku i Elbasanit, për të zëvendësuar me Damian Gjiknurin. Por në asnjë moment Balla nuk është larguar nga “bastioni” i tij, duke shkuar për çdo festë, duke lënë të kuptohet se nuk është pajtuar në asnjë moment me vendimin e Ramës.  

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri librazhd taulant balla damian gjiknuri librazhd taulant balla

Sondazh

Poll