Politike

“Kim nuk më kërkoi të distancohem nga Berisha”, Shehaj: Basha bëri sikur e mbrojti

29 Nëntor 2021, 21:25 Nga DOSJA
“Kim nuk më kërkoi të distancohem nga Berisha”,

TIRANË – Deputeti demokrat Agron Shehaj zbuloi për herë të parë se ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk i ka kërkuar të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Shehaj akuzoi Lulzim Bashën se u tregua i pasinqertë ndaj Berishës duke u hequr se nuk do ta përjashtonte pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

“Në asnjë mënyrë nuk ma ka kërkuar. Kush fshihet pas ambasadores amerikane, nuk është korrekt në raport më demokratët dhe me votuesit. Mua nuk ma ka kërkuar. Unë jam i bindur, është e qartë se takimi me Yuri Kim, më ka dëmtuar me demokratët në fushatë. Por unë u tregova luajal. Nuk ka asgjë të keqe të takoj ambasadoren Kim. Ai që nuk u tregua i sinqertë ishte Basha, që për këtë çështje, bëri sikur mbajti anën e Berishës. Pa mbështetjen, apo me heshtjen e zotit Berisha, nuk fitonte. Kur zgjidhesh, me ndihmën edhe indirekte, me heshtje, sepse demokratët i kishin sytë nga zoti Berisha. Duke e ditur se u zgjodh me këtë ndihmë dhe mbështetje, edhe sikur të ishte i detyruar për vendimin, duhet të jeptë dorëheqjen. Të përdorësh atë mbështetje që mori nga Berisha, për të sulmuar Berishën”, deklaroi Agron Shehaj.

Agron Shehaj është shprehur pro iniciativës së Sali Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën duke pranuar se demokratët duhet të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj sali berisha non grata yuri kim agron shehaj sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll