Aktualitet

Ndryshojnë rregullat, Ambasada gjermane: Ç’duhet të dini për të caktuar një takim

29 Nëntor 2021, 15:52 Nga DOSJA
Ndryshojnë rregullat, Ambasada gjermane: Ç’duhet të dini

TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri kanë njoftuar rregullat e reja për persona që aplikojnë për një takim për intervistë me qëllim punësimin në shtetin gjerman. Siç bëhet me dije nga ambasada, të gjithë personat e interesuar, nga data 1-17 dhjetor duhet të aplikojnë për një vizë pune, e më pas do të përzgjidhen për intervistë nga një short kompjuterik. 

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave,”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane tirane ambasada gjermane tirane

Sondazh

Poll