Art&Argëtim

Si një copë xhami e vetme/ Zbulohet skica e parë e iPhone 14

29 Nëntor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Si një copë xhami e vetme/ Zbulohet skica e parë e iPhone 14

SHBA- Pamjet e para të skicave të iPhone 14 kanë filluar të qarkullojnë në internet. Prezantimi i modelit të rradhës i iPhone, është disa muaj larg por me skicat e zbuluar adhuruesit e Apple mund të shohin pamjen e parë.

Produkti i ri ‘iPhone 14’ do të jetë një telefon i gjithi prej xhami. Përmasat pritet të jenë të njëjta, por i përthyer në cepa duke i dhënë formë të njëtrajtshme nga të gjitha anët.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë model të ri është se do të jetë si një ekran i vetëm, dhe në të njëjtën kohë mund të prekni çdo cep të telefonit dhe ta përdorni atë për disa funksione.

Firma ka paraqitur patenta të shumta për ekranet me mbështjellës xhami dhe duket se po punon gradualisht drejt një versioni për t’u lëshuar në publik. Apple pritet të lëshojë iPhone 14 shtatorin e ardhshëm.

Burimi: The sun

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete apple iphone 14 apple iphone 14

Sondazh

Poll