Art&Argëtim

“Telelkat”, romani më i ri i Xhevair Leshit me në fokus Beratin

29 Nëntor 2021, 11:48 Nga DOSJA
“Telelkat”, romani më i ri i Xhevair Leshit me në fokus

TIRANË– Xhevair Lleshi shkrimtari nga Berati ka sjellë romanin e tij më të ri “Telelkat”. I lindur në Lapardha, Lleshi ka vendosur të surprizojë lexuesit me tij me romanin më të ri që fokusohet pikërisht në Berat, vendlindjen e shkrimtarit.

Pjesë nga romani:

Të shohim. Ecim, se u bëmë vonë. Do t’i biem nga rruga e Telelkave. Dhe dalim atje ku duam. E ku duam ne sot? – pyeti.  Kisha e Shën Mëhillit. Ku? Atë kishë e njoh me centimetra. Si? E njeh? Po basti, si? Njëri nga ne të dy do ta pijë atë verë! Mirë, le të bëhet si thua ti. Vajtëm. Porta. Kambanorja që ngrihej në shkëmb. E gjithë kisha zgjatet në gji të shkëmbit dhe humbet brenda vetes. E sheh dot si u fsheh? – e pyeta. Nuk e shoh. Po çfarë shikon ti!? Mbaje mendjen këtu. Kemi hyrë në kishë. Qetësohu. Merr frymë thellë. Se, para se të vizitohet kjo kishë duhet bërë ushtrim joge. Kuptohet, kërkon të më sugjestionosh.

Xhevair Hekuran Lleshi lindi më 3 nëntor 1947. Ai ka kryer Universitetin e Tiranes, Fakulteti Histori – Filologji, për dëgën Histori-Gjeografi. Lleshi është specializuar për psikologji-pedagogji.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture telelkat xhevair lleshi telelkat xhevair lleshi

Sondazh

Poll