Art&Argëtim

Me plis në kokë dhe veshje kombëtare,Rita Ora uron shqipëtarët në ditën e pavarësisë

29 Nëntor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Me plis në kokë dhe veshje kombëtare,Rita Ora uron

SHBA- Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka uruar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ora në ditën e veçantë është shfaqur me veshje kombëtare.

Këngëtarja me anë të një postimi në “Instagram” ka ndarë dy foto, një nga fëmijëria me plis në kokë dhe një me jelek dhe flamurin shqipëtar. Ora me fotot ka treguar se që nga fëmijëria e deri më sot në 109-vjetorin e pavarësisë, ndjenja e atdhedashurisë është e madhe dhe e vazhdueshme.

“Urime Dita e Flamurit! Gëzuar ditën e pavarësisë Shqipëri!”– shkruan Ora bashkangjitur fotos.

Rita Ora është një nga këngëtaret që e vendos githmonë në dukje origjinën e saj dhe herë pas here ndan me fansat tradita të vendit tonë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz 28 nentor 2021 rita ora shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 rita ora shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll