Art&Argëtim

Aktori nuk njeh limite/ Tom Cruise varet me kokë poshtë nga krahu i aeroplanit

29 Nëntor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Aktori nuk njeh limite/ Tom Cruise varet me kokë poshtë nga krahu i

SHBA- Aktori i Hollivudit, Tom Cruise kur bëhet fjalë për xhirime nuk njeh limite. Mediat e huaja shkruajnë se Cruis është kapur duke përsëritur një nga marifetet e tij më të rrezikshme ndonjëherë për xhirimet e filmit “Mission: Impossible 8”.

Aktori është parë duke u varur kokë poshtë nga krahu i një aeroplani luftarak. Aeroplani u ngrit nga ‘Aerodromi Duxford’ në Cambridgeshire dhe sapo arriti 600 metra në ajër, Tom doli nga kabina dhe u zvarrit në krahun e majtë.

Cruise filloi xhirimet për filmin ‘Mission: Impossible 8’ menjëherë pasi përfundoi xhirimet për ‘Mission: Impossible 7’. Një burim i tha kohët e fundit The Sun: ‘Tom kishte filluar një kurs për pilot në fillim të këtij viti për një skenë të madhe në ‘Mission: Impossible 8.’

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri tom cruise tom cruise

Sondazh

Poll