Art&Argëtim

Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

28 Nëntor 2021, 21:59 Nga DOSJA
Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë

DUBAI – Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi. Mbrëmjen e sotme, në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 109-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë. Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

virale virale 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së shqipërisë. burj khalifa 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së shqipërisë. burj khalifa

Sondazh

Poll