Politike

Pavarësia! Biden uron Metën: Shqipëria, vend mik i ngushtë dhe aleat i SHBA-së

28 Nëntor 2021, 14:12 Nga DOSJA
Pavarësia! Biden uron Metën: Shqipëria, vend mik i ngushtë

SHBA– Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazhi të ngrohtë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në letrën e dërguar për rastin e pavarësisë së Shqipërisë, Biden thekson se vendi ynë është një mik i ngushtë dhe aleat me SHBA-në.

Aty përmendet strehimi që Shqipëria ka bërë ndaj afganëve, investimet e kryera në sektorin e energjitikës, si dhe thellimi i partneritetit mes dy vendeve. Duke theksuar se SHBA do të vijojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Biden uron një ditë të paqtë për të gjithë shqiptarët.

LETRA:

“I dashur Zoti President, Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.  Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.  Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.

(a,b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 nentor 2021 ilir meta joe biden 28 nentor 2021 ilir meta joe biden

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2021, 10:29

VD-Rama: Aeroportet janë fabrika buke!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i cilëson aeroportet si fabrika buke. Kjo ishte deklarata e tij gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të aeroportit të Vlorës...