Politike

Basha: “Foltorja”? Humbje kohe! S’e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi

25 Nëntor 2021, 22:01 Nga DOSJA
Basha: “Foltorja”? Humbje kohe! S’e vendos Sali Berisha se kur

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk e ndiqte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimet e tij me demokratët nëpër qytete, në aksionin “Foltorja”. Në fjalën e tij gjatë emisonit “Open”, Basha tha se  Berisha ka shpikur një betejë me të për të shmangur vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” në Amerikë. Basha theksoi edhe një herë se ka vetëm një Parti Demokratike, ka vetëm një Kuvend dhe ai është me 18 dhjetor.

“Nuk e ndjek “Foltoren” se është humbje kohe. Është dizejnuar si humbje kohe. Degjenerim. Foltorja dhe procesi i nisur nga Berisha ka degraduar në një proces të personlizimit të aksionit opozitar. Beteja nuk ështe mes meje dhe tij. Ai ka shpikur një betejë për të shmangur vendimin. Nuk e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi. PD nuk është një organizëm pa rregulla apo shpikje. PD nuk ka pasur në plan për të bërë një Kuvend pas 6 muajsh kur është mbledhur. 18 dhjetori është përgjigja e PD-së ndaj demokratëve qoftë edhe 5 prej tyre. Vendi ku do të behet dialog. Ku e dimë ne se sa firma janë mbledhur. PD nuk është kasafortë. Jam habitur qe Edi Paloka kishte kasafortë,”-tha në fjalën e tij Basha.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll