Politike

“Disa fjalë mos të thuhen”/ Kryemadhi-Minxhozit: Meta ka gjetur gjithmonë balancën

25 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
“Disa fjalë mos të thuhen”/ Kryemadhi-Minxhozit: Meta ka

TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka debatuar me analistin Skënder Minxhozi në lidhje me qëndrimet e Presidentit Meta. Të ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Minxhozi ka deklaruar se Meta si Presdent nuk e ka fshehur asnjëherë njëamësinë.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi se Meta ka qenë një nga njerëzit që ka gjetur gjithmonë balancën në politikë.

Pjesë nga biseda:

Minxhozi: Ilir Meta ka qenë një president që nuk e ka fshehur njëanësinë. Ka qenë më afër me një palë dhe kjo nuk është një gjë e drejtë për tu bërë nga një kryetar shteti.

Kryemadhi: Për reagimin ndaj zotit Basha nuk shoh asgjë politike është komplet institucionale. Nuk me duket absurde për zotin Meta, ai është politikan ka stofin e shtetarit. Dhe në 2007 ishte zoti Meta i cili ndërhyri për të bërë ndryshim të dekretit. Dy herë që janë shtyrë zgjedhjet në Shqipëri protagonist kryesor ka qenë Meta. Ai është një nga njerëzit që gjithmonë ka gjetur balancën. Sa për fjalorin politik diskutojeni me zotin Meta.

Minxhozi: Disa fjalë është më mirë mos thuhen. Bandë kriminale për një kryetar shteti…

Kryemadhi: Nëse Meta ta dekreton ty bandën kriminale sepse ta votuan qytetarët është sepse ti si opozitë vrave ndjenjën e protestës. Dhe kjo do të thotë që shqiptarët të mos besojnë me tek protesta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi skënder minxhozi ilir meta monika kryemadhi skënder minxhozi

Sondazh

Poll