Politike

Kryesia e Degës 9 së PD: I vetmi Kuvend legjitim është ai i datës 11 dhjetor

25 Nëntor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Kryesia e Degës 9 së PD: I vetmi Kuvend legjitim është ai i

TIRANË- Dega e Partisë Demokratike te Njësia 9 kanë vendosur që të njohin si legjitim Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor. Mësohet se në mbledhjen që është zhvilluar pasditen e sotme kanë marrë pjesë 25 anëtarë nga 34 që janë të total.

Të gjithë anëtarët e kryesisë votuan pro gjatë mbledhjes së sotme në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ndërkohë që diskutimet gjatë mbledhjes u përqendruan në situatën aktuale të PD-së. Gjithashtu në mbledhje mori pjesë edhe deputetja dhe drejtuesja politike e degës 9, Albana Vokshi.

Gjithashtu bëhet me dije se nga 94 delegatë, formularët i kanë plotësuar 80 prej tyre. Ndërkohë që në lidhje me Kuvendin që është thirrur më 18 dhjetor, kryesia ka vendosur që ta konsiderojë ilegjitime.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi dega 9 e pd kuvendi i 11 dhjetorit albana vokshi dega 9 e pd kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll