Politike

Debati për energjinë, Rama: Se ngrohet në diell Italia apo Gjermania, punë për ta

25 Nëntor 2021, 21:27 Nga DOSJA
Debati për energjinë, Rama: Se ngrohet në diell Italia apo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar diferencën me çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri, Itali e Gjermani. I ftuar në “Të paekspozuarit”, Rama tha se vendet e tjera, koston e krizës së energjisë elektrike, ia kanë faturuar qytetarëve në faturë, ndërsa në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo gjë. Gazetari Antoi Tela tha se në fakt as Italia dhe as Gjermani nuk ngrohen me energji elektrike. 

Kësaj fjalie, Rama iu përgjigj me batutë duke thënë se ata mund të ngrohen edhe në diell, dhe se kjo është diçka që e vendosin ata. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Italia ia ka vënë konsumatorit në faturën e energjisë elektrike, Gjermania ia ka vënë konsumatorit në faturën e energjisë elektrike, ne jo

Andi Tela: Asnjë nga këta vende nuk ngrohen me enrgjinë elektrike

Edi Rama: Po tani ngrohen me energjinë eletkrike, ngrohen në diell, punë për ta, në fayurë u shkon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike andi tela edi rama andi tela edi rama

Sondazh

Poll