Aktualitet

Edmond Bego refuzon të paguajë gjobën, i sekuestrohet kompania e betonit

25 Nëntor 2021, 15:03 Nga DOSJA
Edmond Bego refuzon të paguajë gjobën, i sekuestrohet kompania e

TIRANË– “Beton Ekspress”, kompania e Edmond Begos, i përfolur dhe për njohjen me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Bala është sekuestruar. Syri.net shkruan se ‘Beton Ekspres’ në pronësi të Begos, prej një viti refuzonte të paguante një gjobë prej 20 milionë lekësh të vendosur nga Inspektoriati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit. Pak ditë më parë, një Zyrë Përmbarimore ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Biznesit që të mos lejojë kryerjen e asnjë veprimi nga ana e ‘Beton Ekspres’ dhe se çdo shkelje e këtij urdhri do të ketë pasoja ligjore.

Më herët, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit, në bazë të së cilës kompania e Mond Begos detyrohet të paguajë një gjobë prej 20 milionë lekë të vjetra. Në Maj të vitit 2020, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ‘Beton Ekspres’. Sipas të dhënave zyrtare, kjo gjobë nuk është ankimuar nga subjekti tregtar, ndërkohë që ai ka refuzuar për të kryer pagesën.

Në këtë kushte, IKMT iu drejtua Gjykatës, e cila lëshoi Urdhrin e Ekzekutimit, duke vënë në lëvizje edhe Përmbarimin. Mond Bego, i dënuar më parë nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim për trafik lëndësh narkotike, tashmë është një biznesmen i fuqishëm ndërtimi.

Bego, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Me një sërë biznesesh luksi në kryeqytet, biznesmeni njihet edhe me disa emra të tjerë si “Manoli Irfan Bega:, Saimir Sina, apo edhe Belul Gjahtari. Ai është arrestuar në Greqi për trafik droge, ndërkohë që shteti italian e ka dënuar atë me 21 vite burg, që gjykata e Lartë ia ka konvertuar në 4 vite burg. Bego ka qenë dhe subjekti i OFL-së. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edmond bego sekuestrohet beton ekspress taulant balla edmond bego sekuestrohet beton ekspress taulant balla

Sondazh

Poll