Politike

Bregu-Ballës: Kur flet për bujqësinë, bëji veç llogaritë e viteve që drejtoja unë

25 Nëntor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Bregu-Ballës: Kur flet për bujqësinë, bëji veç

TIRANË– Vojo Bregu, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, kur kjo e fundit drejtohej nga Edmond Panariti gjatë viteve 2013-2017 ka kërkuar që ‘llogaritë’ e bëra nga maxhoranca të ndanin punën dhe tua njohin meritat. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bregu shkruan pas fjalës së mbajti kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kur ky i fundit bën bilancin e punës së bërë nga viti 2013 deri në vitin 2021 do të bënte mirë të sqaronte se gjatë kohës që ai ishte sekretar ka pasur 110 mijë hektarë tokë të ujitur. Bregu shton se nga viti 2013 deri në vitin 2017 sipërfaqja e tokës së ujitur është rritur me 2.1 herë, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2021 me 1.2 herë.

Statusi i plotë:

Për shkak të pasionit tashmë, po dëgjoja parlamentin shqiptar, në të cilin po diskutohet për bujqësinë shqiptare. Më tërhoqën vemendjen shifrat e paraqitura nga z. Taulant Balla, lidhur me investimet për sipërfaqjen e ujitur nga viti 2013 deri në vitin 2021. E mira do të ishte që z. Balla të ndante punën e bërë nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë kur ministria e bujqësisë drejtohej nga LSI, dhe unë kam pasur detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Pastaj të deklaronte punën e bërë nga viti 2017 deri në vitin 2021, periudhë kur ministria drejtohet nga PS. Kështu dhe publiku, nëpërmjet shifrave do të kuptonte më mirë, dhe mund ta bënte vetë krahasimin. Por duke qenë se z. Balla, nuk e paraqiti në këtë mënyrë, jam i detyruar ta paraqes shumë shkurt dhe lehtësisht të kuptueshme.

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2013

100 mijë hektarë

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2017

210 mijë hektarë, pra e rritur me 2.1 herë

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2021

255 mijë hektarë, pra e rritur me 1.2 herë

P.S. Rekomandoj që herë tjetër mazhoranca, kur të flasë për bujqësinë, ti ndajë periudhat 2013-2017 dhe 2017-2021.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla vojo bregu taulant balla vojo bregu

Sondazh

Poll