Editorial

Që fermerët shqiptare të mos bëhen punëtorë sezonalë në Serbi

25 Nëntor 2021, 13:56 Nga DOSJA
Që fermerët shqiptare të mos bëhen punëtorë

Edi Rama dhe fermerët flasin gjuhë të ndryshme. Duket sikur merren vesh për disa parime, si shndërrimi i TVSH-së në mbështjetje direkte, por në fakt janë shumë larg. Kur Kryeministri shpjegon rivendosjen e TVSH-së, premton se 9 milionë eurot që do të mblidhen këtë vit, bashkë me 9 të tjera, pra 18 do të kthehen si mbështetje direkte për fermerët. TVSH-ja zero, ishte shndërruar në një favorizim për grumbulluesit, ndërsa fermeret ishin të detyruar ta çojnë prodhimin në grumbullim me të njëjtin çmim. Deri këtu duket si një hap përpara. Por ka disa pikëpyetje që nuk kanë përgjigje. E para është, kur do të shpërndahen 18 milionë eurot dhe e dyta si? Mbi cilën bazë?

Fermerët i propozuan Kryeministrit që kjo të ndodhte direkt në dorëzim. Pra të subvencionohet prodhimi, sapo ai të paraqitet në pikën e grumbullimit. Që do të thotë se kur një fermer çon në pikën e grumbullimit 1 kuintal domate, merr direkt me faturën edhe subvencionin. Kjo mënyrë, jo vetëm që do ta thjeshtëzonte procesin e subvencionit, por do t’i nxiste fermerët që të kalonin të gjithë në pikat e grumbullimit, të mos e shesin mallin vetë në rrugë. Duke kaluar në sistemin e grumbullimit, do jenë të detyruar t’i nënshtrohen edhe kontrolleve ushqimore të detyrueshme, duke rritur sigurinë ushqimore në vend dhe besueshmërinë e produktit për eksport.

Gjithashtu, do të rrisë interesin e fermerëve për ta deklaruar të gjithë produktin, sepse vetëm kështu marrin subvencionin.

Këto efekte positive, shmangin katrahurën e deritanishme, të subvencionit në bazë të tokës së mbjellë, që krijon vetëm korrupsion, informalitet, pasiguri ushqimore dhe përdorim të kimikateve të dëmshme pa kritere. Propozimet e vetë fermerëve, e shndërrojnë bujqësinë shqiptarë në konkuruese, për cilësinë, por jo për çmimin. Nëse realizohet kërkesa e tyre e parë, duhet të ketë patjetër rritje të subvencionit. Me 18 milionë eurot që premtoi Rama, bujqësia mund të shpresojë vetëm tek fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet Instrumentit të asistencës për sektorin rural para pranimit (IPARD), që arrin në shumën 90 milionë euro në vit, ose 5 herë më shumë se ndihma direkte e qeverisë. Por IPARD 4 ende nuk është miratuar, ç’ka e lë fermerin shqiptar të varur vetëm tek buxheti i caktuar në shtet.

Ndërkohë që Kosova pa fondet e BE-së hedh rreth 100 milionë euro subvencione për bujqësinë, Maqedonia 120 milionë dhe Serbia më shumë se 150 milionë, ose përafërsisht 10 herë më shumë se Shqipëria. Nëse shifrat nuk afrohen, ajo që thanë fermerët sot, për qumështin serb, do të jetë vetëm fillimi i një invasioni të produkteve të huaja në dëm të bujqësisë sonë, që përbën 20 për qind të gjithë Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit. Ndihma e Qeverisë, jo vetëm është e papërfillshme, por fsheh në Paketën Fiskale edhe shkatërrimin përfundimtar të feremrëve të vegjël dhe të mesëm. Qeveria parashikon TVSH për çdo investim nën 4 milionë euro. Sot përjashtimi nga TVSH bëhet për çdo investim deri në 400 mijë euro. Ka një rritje me 10 herë të biznesit që përjashtohet, duke i hequr të drejtën çdo fermeri të investojë me kosto të leverdisshme. Kjo e drejtë, me paketën fiskale, i jepet vetëm investitorëve te mëdhenj, atyre që pasi kanë kapur të gjitha fushat e ekonomisë, tani i janë futur bujqësisë.

Për të gjitha këto, kërkesa e fermerëve për Ramën, 10 amendamentet e Erion Braçes dhe 3 amendamentet e Monika Kryemadhit, janë e vetmja mundësi që mos të hyjmë në vitin e shkatërrimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Nëse ndodh, siç tha Kryeministri, që diskutimet do bëhen pasi të miratohet Buxheti dhe Paketa Fiskale, atëherë do të jetë shumë vonë për fermerët. Rama do ta meritojë titullin serb “kampioni i Open Ballkan”, fermerët do bëhen punëtorë sezonalë të serbëve dhe maqedonasve, ndërsa konsumatorëve do u duhet të mësojë një gjuhë slave për të kuptuar çfarë po hanë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial buxheti 2022 fermeret ne shqiperi paketa fiskale 2022 buxheti 2022 fermeret ne shqiperi paketa fiskale 2022

Sondazh

Poll

Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 Nëntor 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

Editorial 13 Nëntor 2021, 17:04

Librat e tim biri

Muajin nëntor, ashtu si edhe dhjetorin, gjithmonë e kam pritur me shumë dëshirë, sigurisht nisur nga festat. Përveç festave të nentorit, 28 dhe 29, muaji...

Editorial 12 Nëntor 2021, 08:56

Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri LikaNë profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokr...