Editorial

Orakulli nuk gënjen!

12 Nëntor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri Lika

Në profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Deri më tani, ai është përpjekur të ruaj qetësinë, por sa më shumë afrohet aksioni politik i frontit tjetër aq më shumë nervat tendosen dhe qetësia fillon humbet.

Për një parti në opozitë, janë të mjaftueshëm dy vjet për të kuptuar nëse është duke e manaxhuar mirë misionin e saj apo jo.
Kryetari i Partisë Demokratike, ka pasur në dispozicion jo 2 vjet por 4 herë më shumë se kaq dhe e pati të pamundur të na tregonte se është i zoti të ndal pozitën, e ajo që na intereson më shumë ne qytetarëve pa parti, të ndalte vrullin e korrupsionit që ushtron në mënyrë të hapur qeveria.
Për shumë njerëz, përfshirja ime duke folur për politikën, mund të duket si një çudi, duke qenë se unë nuk aderoj në asnjë parti por, nuk duhet të çuditen aspak, sepse ndërhyrja ime është thjeshtë dhe vetëm në mbrojtje të atyre fondeve që këto parti marrin çdo vit nga paratë tona publike, e për këtë arsye unë si taksapaguese, pra si punëdhënëse e këtyre partive dua një të punësuar rentabël dhe që të më japë rezultatin e kërkuar, pra të më mbroj paratë e mia publike.
Po çfarë është duke ndodhur tek Partia Demokratike?

Nëse do të pyesnim Platonin ai do të thoshte se “arsyetimet, ashtu si burrat, janë shpesh hipokrite”.
Kur nuk ka argumente, qenia njerëzore në mënyrë të pavetëdijëshme i drejtohet rrugës së gabimit, njësoj si është duke vepruar kryetari i Partisë Demokratike. Ai mendon se duke bërë rezistencë dhe me parullën “nuk ka kongres kundër Shteteve të Bashkuara”, do të arrijë të mbajë karrigen e tij.
Fatkeqësisht, kryetari mendon se forca dhe imponimi do të krijojnë dhe do t’i japin atij të drejtën.
“Gazeta jonë meriton mbështetjen e çdo gjermani. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë kopje të saj dhe shpresojmë që ju të mos ekspozoheni ndaj pasojave fatkeqe në rast anulimi. “, ky ishte mesazhi që nazistët iu dërgonin lexuesve gjermanë të cilët nuk abonoheshin në gazetën e tyre dhe po ky është sot, mesazhi që Lulëzim Basha është duke i drejtuar antarësisë së partisë.

Kur humbet arsyetimi ose kur ky arsyetimi është krejtësisht hipokrit, në vend që të përgënjeshtrohet e vërteta, të vërtetohet falsiteti i saj, sulmohet ai që e thotë.
Nëse unë do të isha Lulëzim Basha, mendoj se do ta mblidhja kongresin (është thjesht mendim jo siguri, se thonë që ajo dreq karrige është aq e ëmbël saqë kur ulesh në të, nuk lëshohet kollaj).

Por, mendoj se do ta mblidhja, jo për Sali Berishën, por për vete.

Do ta mblidhja në mënyrë që të dija me siguri nëse karrigen ku isha ulur dhe pretendoja të vazhdoja të rrija ulur, e kisha të mbështetur mbi katër këmbë apo jo, se nëse nuk do të ishte e mbështetur kështu, nuk ka dyshim që do të rrëzohesha prej saj, e rënia do ishte e dhimbshme.
Nëse unë do të isha Lulëzim Basha, nuk do të bëja si mbreti Kroesus (560-546 pes), i cili pasi planifikoi një luftë kundër mbretërisë së Persisë shkoi dhe u konsultua me orakullin e Delfit për këtë çështje. Orakulli i tha parashikimin e tij:

“Nëse Kroesusi bën luftë kundër Persisë, ai do të shkatërrojë një mbretëri të fuqishme.”

Mbreti Kroesus këtë parashikim e interpretoi sipas dëshirës së tij duke menduar i sigurt, se ai do të fitonte dhe kështu filloi luftën por, u mund shpejt nga Kiri, mbreti i Persisë.

Në fund të luftës, Kroesusi shkatërroi një mbretëri të fuqishme… të tijën.

Orakulli i Delfit nuk e kishte gënjyer.

As orakulli ynë nuk gënjen!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 8 Nëntor 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...