Aktualitet

Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/Video 3D e aksidentit, hetimet & pistat kryesore

24 Nëntor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/Video 3D e aksidentit, hetimet &

BULLGARI– 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e djeshëm pas zjarrit që ra në autobusin që u dogj në zonën e Strumës në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Në mesin e viktimave që ndërruan jetë dhe e kishin të pamundur që të dilnin nga mjeti ishin dhe 12 të mitur, 6 prej të cilëve nxënës të shkollës. Ditën e sotme, tre shtetet, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare.

Hetimet për ngjarjen tragjike janë ende në vijim e sipër nga grupi hetimor. Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve arsyet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij. Për të ilustruar aksidentin kanë dalë edhe video 3D, se si mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se ka filluar procedura për marrje të licencës të “Besa Transit”, sepse është mësuar se nuk ka pasur liçensë për udhëtim ndërkombëtar. Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.

Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të COVID në vitin 2021. Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet është paditur 4 herë. Po ashtu, një tjetër shkelje është fakti se në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa është e lejuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autobusi me targa të Maqedonisë hyri në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Humbi bashkëshorten dhe vajzën, kryefamiljari: Na kapi sikleti, do martohej në verë

30 mijë fishekzjarre dhe çisternë nafte, mediat maqedonase hedhin një tjetër variant

‘Zot si na i more’/ Familja që humbi 8 anëtarë në Bullgari, u shuan mes flakëve

Rrëfimi i nënës që humbi djalin në Bullgari: Më tha bashkëshorti unë shpëtova

Viktimat e aksidentit në Bullgari, Parlamenti Evropian mban 1 minutë heshtje

Mbijetoi në aksident, i riu:Shoferin e zuri gjumi, theva xhamin, dola me të fejuarën

Eksperti bullgar hedh hipotezën: Shpërthimi në autobus ishte akt politik

I mbijetoi aksidentit, 17-vjeçarja: Po flija gjumë, kur u zgjova të gjithë bërtisnin

U përball i pari me tragjedinë shqiptare, qytetari: Nuk e kuptoja gjuhën që flisnin

Video 3D! Si mund të ketë ndodhur aksidenti në Bullgari, publikohen pamjet

Rrëqethëse! Humbi vajzën dhe dhëndrin në aksident, burri pret tërheqjen e trupave

Shpëtoi bashkë me të fejuarin, babai i vajzës: Lajmin e pashë në Facebook, u shokova

I mbijetoi vetëm gruaja!Humbi tre familjarë në Bullgari,qytetari:Nuk po e shikoj dot

I shpëtuan tragjedisë në Bullgari, mjekja flet për gjendjen e 7 shqiptarëve

“Një hero i vërtetë”, media serbe krenohet me shqiptarin Lulzim Sulejmani

Humbi jetën në aksidentin në Bullgari, fotoja e vajzës së politikanit shqiptar

VD/Raportonte ngjarjen e rëndë në Bullgari, spikerja shqiptare nuk i përmban lotët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni bullgari tragjedi ne bullgari bullgari tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll