Aktualitet

“Kemi mbi 2 orë që presim në radhë”, fluks qytetarësh për të rinovuar patentat

24 Nëntor 2021, 20:23 Nga DOSJA
“Kemi mbi 2 orë që presim në radhë”, fluks

TIRANË- Radhë të shumta dhe dyndje qytetarësh janë krijuar ditën e sotme në ambientet e DPSHTRR në Tiranë. Qyetarë të shumtë kanë shpejtuar ditën e sotme për të rinovuar patentën para datës së skadimit pasi drejtori i Transportit Rrugor, Bledi Goxhe ka deklaruar se nga mesi i dhjetorit futen në fuqi ligji i ri e cila parashikon “Pit Stop” për ata shoferë që kanë marrë 3 gjoba të rënda brenda vitit.

Të pyetur nga Fax ëeb qytetarët janë shprehur se vendosja e ligjit për “Pit Stop” është një gjest i ulët, pasi edhe rrugët nuk janë me standartet e duhura.

“Nuk më ka mbaru afati por kam ardhur për të kryer punë. Nuk ka lidhje me pit stopin ajo është një vendim për ti bërë presion njerëzve, një gjest i ulët, në rrugë askush nuk ka standard. Nuk është masë edukative, është presion për të paguar njerëzit lek më shumë nën dorë. Kemi mbi dy orë e gjysmë, faleminderit që erdhët. Se që kur erdhët juve filluan të shpejtohet radha”, tha një qytetar.

“Afati më ka përfunduar që dje, dhashë provim të panevojshëm kam 40 vite në timon. Edhe doktorët të merren në testim. Nuk ka shofera pa shkelje sepse ato rrugë kemi. Jemi detyruar shteti i vendos ligje dhe zbaton populli”, tha një tjetër qytetar.

(I,A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bledi goxhe dpshtrr pit stop bledi goxhe dpshtrr pit stop

Sondazh

Poll