Aktualitet

Demokratja këmbëngul: Më është falsifikuar firma! Pse s’e denoncuat zoti Shehaj?

24 Nëntor 2021, 20:58 Nga DOSJA
Demokratja këmbëngul: Më është falsifikuar firma! Pse

TIRANË– Freskida Rrapo e cila kometnoi në një status të deputetit Agron Shehaj këmbëngul se firma e saj në formularin për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetir është falsifikuar. Në një lidhje telefonike, Rrapo tha në “Open” se priste që denoncimin dhe kallëzimin për firmën e saj ta kishte bërë vetë deputeti Shehaj, i cili verifikoi firmat një ditë më parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Freskida Rrapo: Unë nuk kam firmosur dhe kjo gjë do të thotë që firma ime është falsifikuar. Nuk e kam me zotin Agron, por kush e ka falsifikuar? Kjo do të thotë që të gjitha të dhënat e mia kanë kaluar në duart e personave të tjerë, bashkë me numrin tim të telefonit. Besoj nga ora katër e gjysmë.

Agron Shehaj: Po bëhemi qesharakë, është një teatër qesharak. Unë kam minutën kur e kam marrë dhe regjistrimin.

Eni Vasili: Ti e ke, por ne nuk e kemi.

Andi Bushati: Ju ka kërkuar njeri firmë

Freskida Rrapo: Më ka marrë dikush në telefon dhe u kam thënë që nuk firmos pasi jam në një pauzë reflektimi.

Andi Bushati: Ky është kontakti i vetëm

Freskida Rrapo: Po

Andi Bushati: Kur ju ka marrë zoti Shehaj keni kuptuar që të dhënat tuaja bashkë me firmën janë në zyrën e Palokës, ju s’keni ditur gjë?  

Freskida Rrapo: Sigurisht, nuk e dija

Andi Bushati: Por një qytetar i ndershëm kur i është falsifikuar firma shkon në prokurori…

Freskida Rrapo: Do bëhej shumë e madhe, do bëhej shumë publike ndaj

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron shehaj aksioni i berishes freskida rrapo sali berisha agron shehaj aksioni i berishes freskida rrapo sali berisha

Sondazh

Poll