Aktualitet

VIDEO- Momenti kur ekzekutohet Erigers Mihasi e Armando Dumani, ngjitur me urbanin

24 Nëntor 2021, 20:07 Nga DOSJA
VIDEO- Momenti kur ekzekutohet Erigers Mihasi e Armando Dumani, ngjitur me

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin e ekzekutimit të Erigers Mihasit e shokut të tij, Armando Dumani, ngjarje e ndodhur më 13 nëntor në zonën e Astirit. Pamja e publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në emisionn e saj “Në shënjestër” tregon momentin kur makina me ngjyrë të bardhë e llojit “Audi” me targa ‘AA 008 EM’ afrohet pranë semaforit. Ngjitur me të pozicionohet mjeti i atentatorëve që janë ende të lirë.

Nga “Toyota” e zezë nis breshëria e kallshnikovit ndërkohë që ngjitur me ta është edhe autobusi i linjës së “Tiranës së Re”. Pikërisht në momentin që udhëtarët zbresin nga urbani përballen me breshërinë e plumbave e nisin të vrapojnë të tmerruar.

Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga atentati, nuk ka ende asnjë të arrestuar. Pistat janë fokusuar në të shkuarën e Mihasit, i cili ka qenë edhe shënjestra e atentatorëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando dumani atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi armando dumani atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...