Aktualitet

‘Open Balkan’ në Beograd, Rama kërkon OK nga BE e SHBA, Escobar: Duhen 6 vende

24 Nëntor 2021, 07:06 Nga DOSJA
‘Open Balkan’ në Beograd, Rama kërkon OK nga BE e SHBA,

SERBI– Ditën e sotme është mbajtur konferenca e radhës e “Open Balkan”. Mbledhja është zhvilluar në parlamentin Serb në Beograd, ku ka marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak. Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online. Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kushtëzuar bashkimin e të gjashta vendeve të Ballkanit Perëndimor në “Open Balkan”. Ka qenë i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar i cili është shprehur se kjo nismë nuk do të ketë sukses nëse nuk bashkohen të gjitha vendet por mbeten vetëm tre që janë aktualisht. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka replikuar pas Ecobar dhe është shprehur se Shqipëria nuk mund të detyrojë askënd që të marrin pjesë të gjashta vendet në Open Balkan. Kryeministri Rama ka shtuar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të presin më për premtimet e BE-së në lidhje me çeljen e negociatave, por nuk është bërë asgjë. Ai është shprehur më tej se vendi ynë nuk do të jetë vitin e ardhshëm në BE e për këtë arsye ka këruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa ta njihnin këtë nismë.

Replikave për “Open Balkan” u është përgjigjur edhe Presidenti Ilir Meta nga Prishtina. Në Prishtinë, ai mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët, si faktor stabiliteti në Ballkan”, dhe gjatë fjalës së tij komentoi edhe nismën për “Open Ballkan”. Kreu i shtetit Meta tha se kishte edhe dy rezerva për këtë proces, teksa u shpreh se bashkimi nuk duhet të bëhet përmes politikave përjashtuese. Sipas Metës, mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona. 

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se “Open Balkan” është kyç për Serbinë dhe rajonin. Nga Beogradi, ai theksoi se “Open Balkan” duhet të jetë komplementar me Procesin e Berlinit.

Samiti i radhës për “Open Balkan” do të mbahet në Tiranë, në muajin dhjetor. Takimi do të jetë i rëndësishëm pasi do të bëhen bilancet e arritjeve të deritanishme dhe do të nënshkruhet edhe memorandumi i lejeve të punës.

ZHILLIMET ORË PAS ORE:

Meta nga Kosova: Nuk mund tu besohet qëllimeve të ‘Ballkanit të Hapur’

Rama: Vitin tjetër s’jemi në BE, na jepni OK për Open Balkan

“S’mund të presim më BE-në”, Rama: Kemi vendosur për ‘Balkanin e Hapur’

Meta për “Open Ballkan”: Bashkimi s’ofrohet përmes politikës përjashtuese

Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen te “Open Ballkan”

Escobar: Open Balkan s’ka sukses pa të gjashta vendet e BP

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama gabriel escobar open balkan edi rama gabriel escobar open balkan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...