Bota

Videoja që pushtoi mediat, Merkel dridhet si tërmet në prani të Zelensky-t, i del trupi jashtë kontrollit

18 Qershor 2019, 18:08 Nga DOSJA
Videoja që pushtoi mediat, Merkel dridhet si tërmet në prani

GJERMANI– Trupi i kancelares gjermane, Angela Merkel ‘ka dalë jashtë kontrollit’ dhe është dridhur në një mënyrë mjaft të çuditshme.

Gjithçka ndodhi gjatë një takimi zyrtar në pritjen shtetërore të presidentit të ri ukrainas, Volodimir  Zelensky.

Në videon e publikuar nga të gjitha mediat botërore, Merkel shihet se si dridhet në mënyrë të pakontrollueshme dhe për një kohë relativisht të gjatë.

Nga ana tjetër Zelensky shihet që nuk bën asnjë lloj veprimi dhe mesa duket s’i ka vënë re aspak lëvizjet e çuditshme të kancelares gjermane.

Pak orë më vonë pas këtij momenti, Merkel është shprehur se shkak i këtyre lëvizjeve është bërë dehidratimi.

“Piva tre gota ujë dhe tani jam më mire,”- mësohet të jetë shprehur 64-vjeçarja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel dridhet kancelarja gjermane gjermani volodimir zelensky angela merkel dridhet kancelarja gjermane gjermani volodimir zelensky

Sondazh

Poll