Bota

Katastrofë klimatike! Si po shkrijnë ‘fletët’ e akullit në Grenlandë (VIDEO)

18 Qershor 2019, 10:04 Nga DOSJA
Katastrofë klimatike! Si po shkrijnë ‘fletët’ e

Shkrirja e shpejtë e akullit në detin e Grenlandës ka paraqitur një rrezik të pazakontë për ekipet kërkimore që eksplorojnë me anijet e tyre oqeanografike dhe pajisjet e stacioneve të motit.

Steffen Olsen, një shkencëtar në Institutin Danez Meteorologjik, ishte në një mision rutinë në veriperëndim të Grenlandës për të marrë mjetet e monitorimit të oqeanografisë dhe motit të vendosura nga kolegët e tij mbi akullin e detit kur ai hasi një gjë të pazakontë.

Fotografia e pabesueshme që ai shkrepi nga qentë me slita që ecnin në akullin tashmë të shkrirë me këmbët të futura në ujë, shpejt u bë virale në rrjet duke theksuar katastrofën klimatike.

“Capital Weather Gang” i Washington Post vuri në dukje se temperaturat mbi pjesët e Grenlandës arritën në 22.2C (40F), një temperaturë mbi normalen.

Temperaturat mbi mesatare për gati gjithë oqeanin e Arktikut dhe Grenlandën gjatë muajit maj kanë çuar në një tërheqje të hershme të akullit, me shkallën e dytë më të ulët të akullit në regjistrimin satelitor 40-vjeçar.

Video:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akujt po shkrijnë grenlanda katastrofë klimatike akujt po shkrijnë grenlanda katastrofë klimatike

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2019, 09:46

Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

Në një kohë që vetë Erdogani si politikan lokal i Stambollit përfitoi jashtëzakonisht në vitet 90-të nga duelet televizive. Si politikan i partisë islamiste par...