Bota

Sozia e Pirlos bën namin në Itali, vodhi dyqanet më të shtrenjta në Torino e Breshia (FOTO)

18 Qershor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Sozia e Pirlos bën namin në Itali, vodhi dyqanet më të

ITALI- Një 48 vjeçar në Itali ka shfytëzuar ngkashmërinë e tij me ish mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo, duke grabitur disa dyqane luksoze.

Sipas “La Republica”, 48-vjeçari Alesandro Palaçolo, i cili ngjasonte jashtëzakonisht me Andrea Pirlon, mashtronte pronarët e dyqaneve duke marrë produkte të shtrenja, pa paguar ato.

Ai prezantohej si Pirlo dhe zgjidhte të mashtronte dyqanet më të shrenjta të Torinos, Napolit dhe Breshias. Ai merrte çfarë dëshironte dhe partnerja e tij 42-vjeçare, thoshte se Pirlo do të vinte të paguante më vonë. Theksojmë se ngjashmëria e këtij personi me Pirlon ishte kaq e madhe sa që dallimi nuk mund të bëhej lehtë.

Pronarët e dyqaneve bën kërkimet e tyre, pasi faturat nuk u paguan kurrë dhe verifikuan se kishin rënë pre e një mashtrimi të madh. Ndërkohë, Policia ka nisur kërkimet për 48-vjeçarin, i cili ka pasur një ide gjeniale për të bërë një jetë luksoze pa u munduar aspak.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alesandro palaçolo andrea pirlo itali vjedhje dyqanesh alesandro palaçolo andrea pirlo itali vjedhje dyqanesh

Sondazh

Poll