Bota

“IQ si fëmijë 12 vjeç”, shqiptari ia hedh “paq”, testi i inteligjencës e shpëton nga dëbimi në Zvicër

18 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
“IQ si fëmijë 12 vjeç”, shqiptari ia hedh

ZVICËR- Një 32-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili jeton prej vitesh në Zvicër, i shpëton dëbimit vetëm nga testi i inteligjencës. 

Shqiptari ka pasur probleme me ligjin dhe është dënuar disa herë penalisht. Ndërsa, në vitin 2014 atij i është komunikuar një dënim prej dy vjetësh heqje lirie për sulm, rrezikim të jetës dhe shëndetit.

Po ashtu ai është i zhytur thellë në borxhe dhe merr ndihma sociale.

Sipas një raporti psikiatrik, shtetasi kosovar ka vështirësi të theksuar në llogaritje, në të kuptuarit e teksteve dhe në lexim, transmeton albinfo.ch. Nga një test IQ (i inteligjencës) është arritur në përfundimin se ai ndodhet në shkallën e zhvillimit të një fëmije 9 deri 12-vjeç.

Pas kësaj Gjykatës Federale të Zvicrës, ka marrë një vendim për anulimin e dëbimit të kosovarit me arsyetimimin: “Me një inteligjencë të një fëmije të moshës 9 deri 12-vjeçare, ai do ta ketë të vështirë të gjendet i vetëm në vendin e prejardhjes”. Ai, pra, nuk mund të sigurojë ekzistencën e vet në një gjendje të tillë.

(a.m//dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni debimi shqiptari me iq te ulet zvicer debimi shqiptari me iq te ulet zvicer

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2019, 09:46

Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

Në një kohë që vetë Erdogani si politikan lokal i Stambollit përfitoi jashtëzakonisht në vitet 90-të nga duelet televizive. Si politikan i partisë islamiste par...