Aktualitet

”Më qan në telefon”, nëna e Skënder Krasniqit: S’kam as bukë t’i çoj…

22 Nëntor 2021, 13:08 Nga DOSJA
”Më qan në telefon”, nëna e Skënder Krasniqit:

TIRANË– Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar per vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat duke bërë apel për lirimin e djalit të saj që sipas saj është i pafajshëm. Roza Krasniqi, thote se krimi nuk është kryer nga djali i saj, por brenda familjes së tyre. Ajo shprehet se djali i saj i qan nga telefoni pasi po keqtrajtohet në burg. Me lot në sy ajo pohon se nuk ka bukë në shtëpi për ti dërguar djalit që ka në burg.

8 muaj e gjysëm bëri dhe u lirua, pa asnjë fakt, edhe dyshekun ma kanë kontrolluar, i dhanë dëmshpërblim. Pas 6 vitesh u mor sërish për në burg, nuk iki nga Shqipëria se nuk kam bërë gjë. S’jam as vrasës as kriminel, bëri 13 muaj në burg, vetëm ta dëgjosh si qan, do të vijë shumë keq. Kanë marrë dhe dëshmitarë e asnjë fjalë nuk u tha për djalin tim, s’kanë ku të lidhen. Ai djali është 30 kg dhe vetëm ta shikosh. Është e mirë kjo gjë? A keni folur, si trajtohet ai aty?
Nuk pati dëshmitarë kësaj here, atij nuk i trembet fare syri, më thotë dil në media e fol të vërtetë. Po e ka bërë djali im të varet në mes të Fierit, tërë lagjia thotë si e mbajnë në burg. E zeza nënë që ha bukë në shtëpi, ça t’i çoj? S’kam të ha bukë, djalin e vet e ka sëmurë.’- thotë e moshuara.

Pyetja: Nga prokuroria apo gjykata a keni marrë ndonjë përgjigjie?

-Më pyetën për biznesmenin e ju thashë nuk e njoh. Ha banane më thanë, unë për nder rroj i thashë.

Pyetja: Në 2015 kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik për shkak të rrethanave, vetëm mungesa e provave e mban brenda?

Po, buçiste asokohe televizori: krimi në familje, ndërkohë djali im nuk kishte bërë asgjë.

Skënder Krasniqi u arrestua sërish në nëntor të vitit 2020, pasi sipas prokurorisë ka vrarë me mjete të forta fqinjin e tij Novruz Likometaj. Kujtojmë se trupi i 82 vjeçarit Novruz Likometaj u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash në vitin 2015. Policia arrestoi atëherë si autor Skënder Krasniqin, por më pas ai u lirua për mungesë provash, për t’u arrestuar sërish 5 vite më vonë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet roza krasniqi skënder krasniqi roza krasniqi skënder krasniqi

Sondazh

Poll