Aktualitet

Vishej me firma luksi,kishte ‘Iphone 12’/Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares në Sarandë

22 Nëntor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Vishej me firma luksi,kishte ‘Iphone 12’/Detaje nga abuzimi i

SARANDË– Vajza 13-vjeçare e cila është abuzuar seksualisht nga punonjësi i policisë në Sarandë kishte ndërprerë shkollën. Mësohet se e mitura jetonte me qira larg familjes, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Familjarët e vajzës janë shprehur se kishin informacion se e afërmja e tyre punonte në Ksamil si pastruese.

Të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00. Ajo që ka rënë në sy është se vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”, kryente “make-up” dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë.

13-vjeçrja është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç. Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për prostitucion të miturën 13-vjeçare.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me 13 vjecaren ne sarande petraq rako abuzimi me 13 vjecaren ne sarande petraq rako

Sondazh

Poll