Aktualitet

E zhdukur! Gjendet 17-vjeçarja, rrinte me një djalë në Durrës, edhe drogë në banesë

22 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
E zhdukur! Gjendet 17-vjeçarja, rrinte me një djalë në

DURRËS– Një 17-vjeçare, e denoncuar e zhdukur prej një muaji nga familja, është gjetur e strehuar në Durrës. Adoleshentja dhe një 24-vjeçar, me iniciale Sh.F., janë gjetur të dy brenda një banese në zonën e plazhit, ndërsa me vete kishin edhe 400 gr kanabis. Lëndën narkotike i riu e shiste në këtë zonë, por nuk dihet mëse e mitura ishte e përfshirë në “tregëtinë” e kanabisit. I riu ka përfunduar në prangat e Policisë, ku përveç akuzave për lëndën narkotike, do të gjykohet edhe për marrëdhënie ntime me të mitur. Ndërkohë e mitura ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar nga askush për largimin e saj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Policia gjen 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë. Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHIKO EDHE: 

“Ika me dëshirë te kushëriri”, trondit 17-vjeçarja që u zhduk në Durrës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres e mitura ne durres durres e mitura ne durres

Sondazh

Poll