Aktualitet

Transportonin 57 refugjatë me kamion, arrestohen dy persona në Pogradec (EMRAT)

22 Nëntor 2021, 08:12 Nga DOSJA
Transportonin 57 refugjatë me kamion, arrestohen dy persona në

POGRADEC – Dy persona u arrestuan sot nga policia e Pogradecit teksa u kapën në flagrancë duke transportuar me kamion 57 refugjatë drejt kufirit. Të ndaluarit janë Marsel Larti, 36 vjeç dhe Ejsabjo Dikolli, 28 vjeç. Raportohet se kamioni i përket 38-vjeçarit A.O., i cili është shpallur në kërkim.

Këta persona i premtuan grupit të refugjatëve se do t’i ndihmonin për të shkuar drejt zonës së BE-së kundrejt pagesës 1 mijë euro për person. Kamioni drejtohet nga Marsel Larti, ku Ejsabjo Dikolli bënte shoqërimin me një makinë “Benz”.

NJOFTIMI I POLICISË SË KORÇËS

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kalim i paligjshem refugjatesh pogradeci transport refugjatesh kalim i paligjshem refugjatesh pogradeci transport refugjatesh

Sondazh

Poll