Aktualitet

VD-Berisha-ambasadores Kim: Në derën time do shkelësh vetëm një kusht

21 Nëntor 2021, 16:45 Nga DOSJA
VD-Berisha-ambasadores Kim: Në derën time do shkelësh vetëm

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dera e zyrës së tij do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga foltorja që mbajti me gratë demokrate, Berisha iu përgjigj dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e cila deklaroi se nëse Berosha kthehej në krye të PD-së, nuk do të kishin asnjë lloj marrëdhënie me Partinë Demokratike. Ish-kryeministri tha se Kim, para se të shkelë në zyrën e tij, do të duhet të kërkojë falje për shprehjen për ‘barin’ që ka thënë muaj më parë pas një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Kim në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha nuk do t’i jap dorën apo nuk do të trokas në derë. Tani do t’i përgjigjem para jush. E nderuar zonjë, dera e Berishës si kryetar i PD-së apo kryeministër do të jetë gjithmonë e hapur me një kusht. Në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çfarëdo lloj pozicioni të jetë nuk do të shkelë kurrë në zyrën time nëse s’do të kërkojë falje për barin që e serviri, kurrë. Nuk jemi në gratë e burrat e barit,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll