Aktualitet

Kryetarja e LDG Korçë: Kërkova takim me Bashën para 1 viti e gjysëm, pres akoma

21 Nëntor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Kryetarja e LDG Korçë: Kërkova takim me Bashën para 1 viti

TIRANË– Kryetarja e LDG-së në Korçë, Klara Bici ka treguar se ka kërkuar nj takim me kryedemokratin Lulzim Basha para një viti e gjysmë. E pranishme në foltoren me ish-kryeministrin Sali Berisha ajo tha se vijon ende të presë për një takim me Bashën, pasi ai nuk ia ka dhënë ende mundësinë që ta takojë. Këtë situatë Bici e krahasoi me Berishën, me të cilin tha se sapo ka kërkuar një takim, e ka pritur menjëherë. 

“Kam qënë në 2009 Kryetarja e FRPD dega Korçë, dhe në 2013 jam rikthyer për të dhënë kontributin tim dhe kam kërkuar një takim me zotin Berisha i cili më ka pritur menjëherë. Rreth një vit e gjysëm më parë i kam kërkuar zotit Basha një takim për të diskutuar rreth probleme të gruas dhe përgatitjet e fushatës por jam ende në pritje. Kjo për të thënë se një kryetar e humbet rolin e tij nëse nuk ka memorie politike të kontributeve tona. Zoti Berisha më njeh mua dhe ju, prandaj jam sot për të mbështetur zotin Berisha. Doja të dija meqë Basha po ndërhyn në statut dhe strukturën e LDGSH madje dhe në faqen zyrtare Facebook-un e LDGSH, pozicioni juaj në lidhje me LDGSH si organizatë partnere të PD, faleminderit!”- tha Bici. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis foltoren me gratë demokrate, e shoqëron bashkëshortja, Liria

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd klara bici sali berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd klara bici sali berisha

Sondazh

Poll