Aktualitet

Zgjedhja e presidentit bullgar! Çfarë pritet të ndodhë me integrimin e Shqipërisë?

22 Nëntor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Zgjedhja e presidentit bullgar! Çfarë pritet të ndodhë me

BULLGARIA– Bullgaria do të vazhdojë të mbajë qëndrim mohues sa i takon procesit të Integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen nga presidenti i rikonfirmuar në detyrë Rumen Radev, i cili pas fitores së mandatit të dytë tha:

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë. Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin që zgjedhjet në Bullgari të pasohen me një ndryshim për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Pavarësisht deklaratës së Presidentit të sapo zgjedhur në mandatin e dytë, fjalën e fundit e ka qeveria e re bullgare që pritet që të formohet.

Bullgarët votuan më 14 nëntor edhe për zgjedhjen e parlamentit të ri. Ky proces zgjedhor është vlerësuar shumë i rëndësishëm pasi vendi anëtar i Bashkimit Evropian është i përfshirë në një krizë politike disamujore.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni integrimi i shqiperise ne be rumen radev vetoja e bullgarise integrimi i shqiperise ne be rumen radev vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll