Aktualitet

13-vjeçari u vetëvar! Shokët e tij: Bënte video në ‘Tik-Tok’, janë të rrezikshme

21 Nëntor 2021, 20:22 Nga DOSJA
13-vjeçari u vetëvar! Shokët e tij: Bënte video në

LUSHNJE– Një 13 vjeçar nga fshati Golëm i Lushnjes vendosi t’i japë fund jetës dukë u vetëvarë. Prindërit e minorenit e gjetën trupin e pajetë të varur në dhomën e tij. Shokët e klasës këtë të dielë ishin në shkollë për të vendosur aty buqetën e lamtumirës. Ata thonë varësia ndaj rrjetit social TikTok e shtynë atë drejt vetëflijimit.

“Janë të rrezikshmë, na sjellin dëme, mund të vrasim veten. Bëjmë video, ka raste që bëjmë. Edhe ai ka hedhur shumë video, video të ndryshme,”- thotë njëri prej tyre. 

“E përdorim si program argëtimi,”- shton një vajzë. 

“Ka bërë video, i ka parë në Tik-Tok,”- tha një djalë më tej. 

Ndërsa burime nga policia për Top Channel thonë se në telefonit e djaloshit janë gjetur të shkarkuara vetëm disa këngë. Për të zbuluar shkakun se përse 13 vjeçari i dha fund të jetës së tij policia do të marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e tij. 

“Shumë i mbyllur ishte ky djalë, shumë i heshtur, nuk dimë sherre apo asgjë tjetër,”- tha një zotëri. 

Nga ana tjetër familjarët dhe fqinjët e djalit të varur thonë se ai prej kohësh qëndronte i heshtur. Ndërsa fëmijët e zonës thonë se 13 vjeçari sillej dhe luante me ta si normalisht.

“Na pranonte, luante me të gjithë, nuk tregonte asnjë lloj shqetësimi,”- shprehen ata. 

13-vjeçari A.S humbi jetën ditën e djeshme pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërgua në spital, për të ishte shumë vonë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet i mituri vdes nga tik tok lushnje vdes i mituri ne lushnje i mituri vdes nga tik tok lushnje vdes i mituri ne lushnje

Sondazh

Poll