Aktualitet

Aksident në Durrës/ Kamionçina përplas 20-vjeçarin me motoçikletë

21 Nëntor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Aksident në Durrës/ Kamionçina përplas 20-vjeçarin

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, në rrugën “Bajram Curri”.

Policia ka njoftuar se një mjet tip kamionçinë ka përplasur një 20-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë. I riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grpi hetimor ndodhet në vendgjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll