Aktualitet

VD/ “Fermerët barbonë”, Luca: Spekulim, thashë që janë barbunë

21 Nëntor 2021, 09:27 Nga DOSJA
VD/ “Fermerët barbonë”, Luca: Spekulim, thashë

TIRANË– Etiketimi i përdorur nga biznesmeni Gjergj Luca për fermerët solli revoltën e këtyre të fundit, të cilët i dërguan një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama që të distancohet nga ofendimet që u bënë ndaj tyre. Në një ‘vetëintervistë‘ të bërë në lokalin e tij, Luca ka vendosur që të sqarojë termin ‘barbonë‘ për të cilin u ‘kryqëzua’ nga fermerët dhe opinioni publik.

Në një video disa minutëshe, Luca nis fjalën e tij duke thënë se do ti qëndrojë plotësisht të gjitha gjërave që ka thënë ditën e djeshme. Duke shtuar se është keqinterpretuar për termin ‘barbon’ i cili u dëgjua nga të gjithë si i tillë, ai justifikohet duke thënë se ‘barbun‘ ishte termi që u tha nga ai, të cilin e përdor për të etiketuar personazhe të ndryshëm rreth tij.

Mesa duket, fermerët për Lucën janë barbunë, term që ai e përdor për persona që fshihen në dunat e rërës (Shpjegim i thënë nga vetë ai në videon sqaruese për fermerët’.

‘I qëndroj plotësisht të gjithë gjërave që unë jam shprehur në kaudër të buxhetit të peshkimit. Më vjen keq vetëm për një keqinterpretim të mediave që mesa duket mezi kanë pritur që unë të dal, që të kapin dhe të shkëpusin shprehje të ndryshme për të krijuar sa më shumë lajme.  Shprehimisht për fjalën barbon, unë kam thënë barbun. Mund ta dëgjojnë 100 herë, unë nuk mund ti them barbon vetes time, se unë jam një nga ata njerëz. Ata janë fermerë në tokë unë jam fermer në det. Bile profesioni jonë është më i vështirë se ata. Barbun nga barbon është një diferencë shumë e madhe dhe unë jam mësuar cik me mediat të sillen në këtë mënyrë me mua. Më vjen keq me kolegët e mi që të keqkupotojnë një njeri që punon dhe është si ata.

Për me ua shpjegu ju se në cfarë konteksti është përdorur. Ne barbunin e përdorim për një specie që reagon në mënyrë të cuditshme për ta kapur, të gjithë peshqit o devijojnë majtas o djathtas o lart o poshtë, ndërsa barbuni mundohet të fshihet në ato dunat e vogla të rërës që janë shumë të vogla, ne shpesh herë etiketojmë personazhe të ndryshme rreth nesh me këto fjalë. Mua më ka bërë ta ndjej veten keq, faleminderit që më lejon ta sqaroj para kolegëve të mi fermerë.’- shprehet Luca në një video të ndarë nga vetë ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Deklarata fyese u bë ditën e djeshme nga biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca, i cilësoi të gjithë fermerët në Shqipëri si barbona. Ata që mesa duket janë kthyer në një shqetësim për “shefin” e tij, janë bërë edhe armiqtë e Lucës, edhe pse nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ç’ju takon:ndihmë nga shteti.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca gjergj luca

Sondazh

Poll