Aktualitet

“Nuk di anglisht, shqip”/ Shqiptari kapet në shtëpi bari në Angli: Erdha me kamion

21 Nëntor 2021, 06:26 Nga DOSJA

BRITANI– Aldjon Musollari është arrestuar në Britani pasi është kapur duke kultivuar kanabis në Uells. Shqiptari ishte pjesë e një grupi krimi të organizuar për të punuar në një nga plantacionet e tyre të kanabisit në Uells. I riu kishte shndërruar një ish-zyre postare në një biznes të sofistikuar 100,000 £ për rritje droge.

Në momentin që ai u ndalua nga policia mësohet se ka thënë: “Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.”

Ai tregoi se në Britaninë e Madhe kishte mbërritur me kamion nga Belgjika rreth 6 javë më parë. Musollari ka treguar se kishte punuar në ndërtim në Liverpool përpara se të dilte me të afërmit në qytet dhe më pas të udhëtonte për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar në rrugë përpara se t’i afroheshin dy burra të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e drogës.

Muret e njësisë tregtare ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm. Në tavan ishte hapur një vrimë aty ku kishin vendosur shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në zonën e rritjes së kanabisit.

Burimi: ëalesonline

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldjon musollari arrestohet shqiptari ne britani britani aldjon musollari arrestohet shqiptari ne britani britani

Sondazh

Poll