Aktualitet

Kërcënohet polici në Kosovë! Gjen 10 fishekë para derës së banesës, njofton kolegët

21 Nëntor 2021, 08:10 Nga DOSJA
Kërcënohet polici në Kosovë! Gjen 10 fishekë para

KOSOVË– Një mesazh iu është dërguar me fishekë një polici në Gjilan. Policia njofton se janë gjetur 10 fishekë para derës së oborrit të efektikvit të policisë së Kosovës. Dyshohet se ngjarja mund të kenë ndodhur si shenjë paralajmërimi që ka të bëjë me punën e policit. Ka qënë vetë ky i fundit ai i cili gjeti fishekët para derës së oborrit të tij. Policia ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni gjilan kercenohet polici ne kosove kosove polici ne kosove gjilan kercenohet polici ne kosove kosove polici ne kosove

Sondazh

Poll