Aktualitet

E reja tentoi vetëvrasjen, policia SQARON ngjarjen: Dhunohej nga bashkëshorti

21 Nëntor 2021, 08:27 Nga DOSJA
E reja tentoi vetëvrasjen, policia SQARON ngjarjen: Dhunohej nga

KORÇË– Bashkëshorti i 22-vjeçares që tentoi vetëvrasjen ditën e djeshme është vënë në pranga nga policia. Mësohet se 22-vjeçarja, dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj me inicialet E.R. E gjendur në një gjendje të rëndë psikologjike, vajza tentoi të vëtvritej duke i dhënë fund jetës me thikë. Fatmirësisht, ajo është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.

Bashkëshorti i saj u arrestua menjëherë pas ngjarjes, duke u akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 22-vjeçarja tentoi vetevrasjen dhune ne familje korce 22-vjeçarja tentoi vetevrasjen dhune ne familje korce

Sondazh

Poll