Aktualitet

Regjistrimi i krimeve seksuale, Balla: Do ketë dakordësi në parlament

20 Nëntor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Regjistrimi i krimeve seksuale, Balla: Do ketë dakordësi në

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla mirëpriti propozimin e tre organizatave të shoqërisë civile për krijimin e “Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

Përfaqësuesi i lartë i mazhorancës u shpreh në takimin e mbajtur në Kryesinë e Kuvendit se se ndihet optimist se ky propozim do të gjejë mbështetjen e të gjitha partive politike në parlamentin e Shqipërisë.

“Jam i bindur që një nismë e tillë do të gjej dakordësinë e të gjithë forcave politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh Balla në Kryesinë e Kuvendit.

Propozimi është hedhur nga organizatat: “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe “Aleanca Gjinore për Zhvillim”. Nëpërmjet këtij regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale synohet sensibilizimi i opinionit publik për krimet seksuale duke regjistruar të gjithë të dënuarit për akte të tilla me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krimet seksuale regjistri kombetar i autoreve te krimeve seksuale taulant balla krimet seksuale regjistri kombetar i autoreve te krimeve seksuale taulant balla

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Nëntor 2021, 18:45

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS – Një aksident u shënua në Durrës pasditen e sotme. Drejtuesi i automjetit “Ford”, E.L. ka përplasur këmbësorin S.V.. Ngjarja ka ndodhur në lagjen N...