Aktualitet

Vjedhje,dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, në pranga 8 shtetas

19 Nëntor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Vjedhje,dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme si vjedhje, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim meti pa leje qarkullimi.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N., 41 vjeç, pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.;

– Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.;
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 41 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me grushte 3 shtetase.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. I., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. M., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;

– F. Xh., 47 vjeç; A. Gj., 52 vjeç dhe Xh. V., 61 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona arrestohen 8 persona

Sondazh

Poll