Aktualitet

VD-Vrasja e Mateos! Qytetarët marshojnë në sheshin ‘Skënderbej’, u bashkohet Nikolla

19 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
VD-Vrasja e Mateos! Qytetarët marshojnë në sheshin

TIRANË– Dhjetëra qytetarë kanë dalë të marshojnë në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit të Tiranës, tre ditë pasi vrasja makabre e Mateo Vasiut tronditi të gjithë Shqipërinë. E pranishme në këtë marshim ishte edhe vetë kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikola e cila tha se prania e saj në atë shesh, mes qytetarëve ishte si nënë. “Stop dhunës ndaj fëmijëve” “Stop vrasjeve të fëmijëve”; “Fëmijët kanë të drejta” ishin vetëm disa nga parullat që mbanin qytetarët në duar që marshuan drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Vetë Nikolla në një prononcim për mediat tha se vrasjen e Mateos së vogël e ka ndjerë sikur t’i kishte ndodhur fëmijës së saj. E pyetur për kthimin e dënimit me vdekje, Nikolla tha kjo nuk është një zgjidhje për të shmangur totalisht fenomenet e tilla. Kryeparlamentarja tha se Parlamenti po shqyrton një ligj për regjistrin e dhunuesve.


Nga ana tjetër familjarët e vogëlushit Mateo e kanë kaluar natën në sheshin e qytetit t Fierit, duke mbledhur firma për peticionin që kanë nisur ditën e djeshme për varjen e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari që vrau në mënyrë mizore Mateon. Të dëshpëruar e pikëlluar nga humbja e madhe ata kanë kërkuar ndihmë nga banorët e qyteteve të tjera duke u shprehur se Çalamani nuk meriton të qëndrojë në burg pas krimit makabër që ka kryer.

Sot në orën 18:00 qytetarët do të mblidhen për të ndezur një qiri para Kryeministrisë për Mateon e vogël.  Vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, Klodian Çalamani është dërguar në qelitë e paraburgimit të Vlorës. Atij iu masa “arres me burg” në mungesë pasi tensionet e shkaktuara nga familjarët e 8-vjeçarit bënë që Çalamani të mos sillej në sallë.

Si ndodhi krimi makabër?

Klodian Çalamani thërriti mëngjesin e të hënës Mateon që ishte nisur për në shkollë dhe i kërkoi që t’i blinte bukë. Me biçikletën e tij, Mateo shkoi bleu bukën dhe erdhi e ia solli 38-vjeçarit në banesë, nga ku nuk doli më kurrë. Sipas dëshmisë së dalë nga vetë Çalamani ka qenë një ofendim i Vasiut që ka bërë që 38-vjeçari ta godiste me kazëm pas koke. Më pas, ai i ka lidhur duar e këmbë të voglit dhe e ka groposur pranë banjos së jashtme të shtëpisë së tij. Nëna e Mateos e priste në shtëpi, por pavarësisht se 8-vjeçari nuk kishte shkuar në shkollë në mëngjes, denoncimi në polici është bërë vetëm pasdite. Dëshmitë se Mateo ishte parë për herë të fundit me Çalamanin çuan policinë në shtëpinë e tij dhe gjetën trupin e të voglit të mbuluar me baltë. 38-vjeçari ishte duke pirë alkool edhe në momentin që u arrestua. Ai e ka pranuar krimin e rëndë dhe ka treguar se si e ka qëlluar të voglin me kazëm në kokë e më pas e groposi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Marshim për Mateon, Nikolla: Jam këtu si nënë, dënimi me vdekje s’është gjë e duhur

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani lindita nikolla marshim per vrasjen e mateos mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani lindita nikolla marshim per vrasjen e mateos mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll