Aktualitet

Komentuesit revoltohen me Ramën: Jepu dekorata fëmijëve se jetën s’ua mbron dot

19 Nëntor 2021, 11:19 Nga DOSJA
Komentuesit revoltohen me Ramën: Jepu dekorata fëmijëve se

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një ceremoni ditën e sotme, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ku janë dekoruar me medalje studentët ekselentë të cilët kanë mbaruar gjimnazin me notën 10.

Kjo ceremoni, e cila vjen pas ngjarjes makabre të Fierit ku u vra vogëlushi 8-vjeçar Mateo Vasiu, ka zgjuar reagime shumë të forta tek populli, më saktësisht tek komentuesit të cilët e kanë ndjekur ceremoninë virtualisht dhe nuk janë kursyer ndaj Ramës. Duket se komentuesit mendojnë që Rama nuk po fokusohet në çështjen primare që shqetëson vendin por harxhon kohën me dekorata.

Një pjesë e tyre shkruajnë se i vetmi lajm që u intereson tani është dënimi me vdekje i vrasësit e jo fasadat e Kryeministrit. Një prej tyre shkruan edhe se për sa kohë nuk i mbrojnë të rinjtë atëherë shteti ka dështuar. Sipas tij madje nxënësit i kanë sytë të mbushur me dhimbjen e Mateos e as po i shohin dekoratat.

“Ju lutem merrni masa urgjente për dënimin me vdekje të atij krimineli të pashpirt. Nuk na duhen këto lajme fare kur kërcënohet jeta pa e nisur mirë atë…Në respekt të Mateos  bëni çmos të shkojë e drejta në vend. Lërini fasadat se nuk vlejnë kur shteti ka dështuar në mbrojtjten e jetës se njerëzve. Edhe në sytë e të rinjve duket qartë që as u bëhet vonë për ato që thuhen aty, se janë të tronditur pafund nga masakra e djalit në Fier”, shkruan një prej komentuesve.

Një tjetër komentues shkruan se gjëja e parë që duhet të bëjë shteti është të sjellë ligjin për të mbrojtur fëmijët. Ai duket se është i acaruar se vrasësin e  Mateos e kanë lënë në burg për ta mbrojtur e jo për ta dënuar.

“Në radhë të parë bëni ligjin për t’i mbrojtur fëmijët. Ç’a pret më… aty nuk ka ligj, tjetri shkon vret një fëmijë ju shkoni e coni në burg jo për ta dënuar por për ta mbrojtur… kjo nuk falet”, shkruan ai.

Njëra prej tyre shprehet shumë e prekur se ka tre ditë që qan për vogëlushin dhe ngjyra e kuqe që Ministrja ka zgjedhur për rastin po i vret sytë. Ajo shkruan se popullit nuk i duhen diplomat por mbrojtja e jetës së njerëzve. Ajo madje akuzon se një pjesë e kriminelëve janë me master në drejtësi dhe sërish janë arsyeja e krimeve që ndodhin.

“Si të bën zemra që ke veshur të kuqe ty, se unë kam tre ditë pa gjumë, vetëm qaj për MATEON e gjorë..Nuk na duhen diplomat moj zonjë, por njerëzit, edhe jetët e tyre, prandaj shikoni të burgosni kriminelët, e sidomos ata me master në jurisprudencë…se nga ata i kemi këto krime makabre“, shkruan ajo.

Familjarët e vogëlushit Mateo e kanë kaluar natën në sheshin e qytetit të Fierit, duke mbledhur firma për peticionin që kanë nisur ditën e djeshme për varjen e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari që vrau Mateon.  Sot në orën 18:00 qytetarët do të mblidhen për të ndezur një qiri para Kryeministrisë për Mateon e vogël.  Vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, Klodian Çalamani është dërguar në qelitë e paraburgimit të Vlorës. Atij iu masa “arrest me burg” në mungesë pasi tensionet e shkaktuara nga familjarët e 8-vjeçarit bënë që Çalamani të mos sillej në sallë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll