Aktualitet

VD- Arrestohet i riu që shiste kokainë në stacionë autobusësh, 8 mijë lekë grami

19 Nëntor 2021, 08:33 Nga DOSJA
VD- Arrestohet i riu që shiste kokainë në stacionë

TIRANË– Gjovalin Gjoka, 39 vjeç, banues në në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, është arrestuar në flagrancë teksa shiste kokainë në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit në Tiranë. Mësohet se Gjoka furnizohej me kokainë në Durrës dhe vinte në Tiranë për ta shitur atë.

Ai pozicionohej në stacionët e autobusëve për të mos rënë në sy ku dhe priste klientët e tij për t’ju shitur lëndën narkotike. Një gram kokainë, Gjoka e shiste për 8 mijë lekë të reja. Kjo ishte një punë që Gjoka e bënte vetëm dy herë në javë. Gjatë operacionit dhe pas kontrolleve të kryera janë sekuestruar 400 gramë kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte Gjoka.  

Në nëntor të vitit 2011, Gjoka në bashkëpunim me të vëllanë vrau Paulin Dedën në mes të Lezhës. Ai u vu në pranga, por vëllai i tij më i vogël, Dodë Gjoka mori përsipër autorësinë e krimit. “E vrava se më shau nderin e familjes në shtëpinë time,”– tha ai, duke bërë që Gjovalin Gjoka të fitonte lirinë pak kohë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i cili shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Sekuestrohen 400 gramë kokainë, një sasi dozash gati për shitje, një aparat celular dhe një automjet. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa qytete, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, i shtetasit: Gj. Gj., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë në zonën e “Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë. Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjovalin gjoka dode gjoka gjovalin gjoka paulin deda arrestohet gjovalin gjoka dode gjoka gjovalin gjoka paulin deda

Sondazh

Poll