Art&Argëtim

“A do vijë kush mbrapa?”/ Biden teston vetë makinën elektronike ‘Hummer’

19 Nëntor 2021, 11:05 Nga DOSJA
“A do vijë kush mbrapa?”/ Biden teston vetë makinën

SHBA- Presidenti Joe Biden ka testuar makinën me motor elektrik ‘Hummer’ gjatë një vizite në fabrikën e kompanisë në Detroit.

Në video Biden shihet duke bërë një xhiro me makinën e fuqishme, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

“A do të vijë kush mbrapa? Apo doni në çati? Kjo makinë është krejt tjetër gjë”, -u dëgjua Biden të thoshte para gazetarëve pasi u ul në timon.

Makina ‘Hummer’ me motor elektrik funksionon me bateri, dhe arrin për vetëm 3 sekonda shpejtësinë nga 0 në 100 km/h.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

virale virale joe biden makina elektronike hummer joe biden makina elektronike hummer

Sondazh

Poll