Art&Argëtim

Bojken Lako tregon betejën me lëndët narkotike: Janë shkaku që përfundova në polici

18 Nëntor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Bojken Lako tregon betejën me lëndët narkotike: Janë shkaku

TIRANË – Këngëtari Bojken Lako është një emër që është rikthyer në vëmendjen e publikut pas hyrjes së ish-partneres së tij, Semi Jaupaj, në shtëpinë e Big Brother.

I ftuar në emisionin “Pikë”, Lako bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale. dhe zbuloi se ka qenë i varur nga lëndët narkotike, betejë të cilën tha e ka fituar. Ai tha se duhet bërë shumë kujdes pasi dhe kohët kanë ndryshuar dhe të rinjtë e sotëm abuzojnë më shumë më lëndët narkotike se më parë.

“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”, tha ai.

Më pas, Bojken Lako zbuloi se ishin pikërisht  lëndët narkotike që kishin bërë që ai të përfundonte në komisariat, por nuk ka dashur të japi detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha artisti.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bojken lako semi jaupaj ne bbv bojken lako semi jaupaj ne bbv

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 14:31

E rallë/ Çifti shkon në dasëm me traktor

RUSI- Një çift në Rusi ka zgjedhur që të shkojë në dasëm me traktor.Alexei dhe Elisabetta kanë tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshe nga si ...

Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 07:47

Romani “Të lirë” vjen në shqip nga Lea Ypi

TIRANË- Romani “Të lirë” i autores Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Mediat shkruajnë se në libër shkruhet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e ...