Art&Argëtim

Paditet aktori turk, mendohet se ka fyer punonjësit gjatë xhirimeve të filmit Osman

18 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Paditet aktori turk, mendohet se ka fyer punonjësit gjatë xhirimeve

TURQI- Aktori turk Burak Özçivit është paditur pasi ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman”.  Sipas gazetës turke Cumhuriyet, një hetim është kryer për incidentin që ndodhi në Beykoz Riva në dhjetor të vitit të kaluar.

Në raport thuhet se është vërejtur se dëshmitarët e paraqitur nga ankuesi e kanë konfirmuar ngjarjen në deklaratat e tyre. Sipas mediave turke, denoncuesit e aktorit kanw kwrkuar 4 vite dhe 1 muaj heqje lirie pwr Özçivit. Avokati i aktorit, Serkan Toper kishte bërë një deklaratë me shkrim mbi akuzat ndaj klientit të tij. Avokati citohet të ketë thënë se në këtë rast është keqpërdorur e drejta për tu ankuar.

“Si rezultat i pretendimeve fiktive të dorëzuara në autoritetet gjyqësore, klientit iu kërkuan shuma astronomike dhe kur këto kërkesa nuk u plotësuan, reputacioni i klientit në sytë e publikut u sulmua me deklarata të pavërteta të servirura në shtyp. Ne besojmë me vendosmëri se e vërteta do të shfaqet si rezultat i gjyqit dhe se e vërteta do të mbizotërojë kundër oportunizmit dhe pretendimeve të pabaza,” tha avokati i aktorit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz burak özçivit paditet aktori truk burak özçivit paditet aktori truk

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 14:31

E rallë/ Çifti shkon në dasëm me traktor

RUSI- Një çift në Rusi ka zgjedhur që të shkojë në dasëm me traktor.Alexei dhe Elisabetta kanë tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshe nga si ...

Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 07:47

Romani “Të lirë” vjen në shqip nga Lea Ypi

TIRANË- Romani “Të lirë” i autores Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Mediat shkruajnë se në libër shkruhet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e ...