Art&Argëtim

Promovimi i librit të Lea Ypit, Andi Bushati: E shndërroi në manifestim politik

18 Nëntor 2021, 22:23 Nga DOSJA
Promovimi i librit të Lea Ypit, Andi Bushati: E shndërroi në

TIRANË- Analisti dhe botuesi, Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e promovimit të librit të Lea Ypit, duke treguar se i ka lënë një “shije të keqe”. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Shock” por edhe me një status në Facebook, Bushati e cilëson si “të shëmtuar” faktin që gjatë mbrëmjes letrare kishte ‘përplasje’ mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës për të mbajtur një fjalë për librin.

“Ky mesazh nëse nuk përcillet me lirinë që shkrimtari ka për të mos u përdorur nga politika. Atëherë ka diçka që nuk shkon edhe me mesazhin e veprës kur personazhi lejon të përdoret nga politika. Sot nuk kishim ndonjë promovim letrar por manifestim politik. Në promovimin e një filozofeje të flasi Erion Veliaj që këtu kuptoni se s’kemi të bëjmë me mbrëmjen letrare. Këtu e mbaroj se jam nga ana që i kam përçmuar autorëve që i japin rëndësi jehonës së promovimit sesa motivit të tij,”-tha ai.

Ndërkohë që në postimin e tij në Facebook, Bushati shkruan:

Isha shume i entuziazmuar nga libri i Lea Ypit, “Te lire” qe e lexova me nje fryme. Por, fakti qe autorja e shnderroi promovimin ne nje manifestim politik, te denje per nje republike bananesh, ku Veliaj me Ramen ziheshin se kush do te ishte protagonisti i mikrofonit, ku si ne provincen me te humbur te globit vendin e nderit (ne vilen qeveritare te Enverit) e kishin si gjithmone ambasadoret pro regjimit, me la shijen e hidhur, te provuar sa e sa here, te atyte intelektualeve qe rruga drejt lirise i çon te gremisen ne preherin e pushtetit. Per asnje arsye ne bote, kurth te paramenduar, apo perkedhelje perverse me diplomate, nje ze i ndershem publik nuk e ka luksin te bjeri ne çarkun e nje kaste matrapazesh. Per kete askush nuk ka alibi.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture andi bushati lea ypi andi bushati lea ypi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2021, 14:31

E rallë/ Çifti shkon në dasëm me traktor

RUSI- Një çift në Rusi ka zgjedhur që të shkojë në dasëm me traktor.Alexei dhe Elisabetta kanë tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshe nga si ...