Aktualitet

Komisioni i dosjeve të ish-Sigurimit, qeveria propozon si anëtar zv/ministrin

18 Nëntor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Komisioni i dosjeve të ish-Sigurimit, qeveria propozon si anëtar

TIRANË – Qeveria e Shqipërisë i propozoi Kuvendit caktimin e Albert Nikollës si anëtar të Autoritetit për Informimin Mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ndryshe i njohur si komisioni i hapjes së dosjeve.

Ky propozim është fuqizuar nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e fundit të qeverisë.

VEN D I M PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË NJË ANËTARI TË AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të z. Albert Nikolla për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Nikolla mban funksionin e zv/ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe drejton Komisionit e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në bashkinë e kryeqytetit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albert nikolla dosjet e sigurimit te shtetit albert nikolla dosjet e sigurimit te shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2021, 11:56

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministra...